Covenant Protestant Reformed Church
Bookmark and Share

95 Tezat e Luterit

 

Kundërshtimi i doktor Martin Luterit në lidhje me fuqinë dhe efikasitetin e indulgjencave (faljes së mëkateve), nga Dr. Martin Luter

31 tetor 1517, Kisha në Vitenberg

 

Nga dashuria për të vërtetën dhe dëshira për ta sjell atë në dritë, propozimet në vijim do të diskutohen në Vitenberg, nën udhëheqjen e të përhershmit At Martin Luterit, Mjeshtër i Arteve dhe i Teologjisë së Shenjtë, dhe Predikues në Meshën e Rregullt në po të njëjtin vend. Për këtë arsye ai kërkon nga ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent dhe të debatojnë gojarisht me ne, që ta bëjnë këtë me shkrim.

Në Emër të Zotit tonë Jezus Krisht. Amen!

 

1. Zoti dhe Mësuesi Jezus Krisht, kur Ai tha Poenitentiam agite (pendohuni), dëshira e Tij ishte që krejt jeta e besimtarëve të ishte pendesë.

2. Kjo fjalë nuk nënkupton pendesë sakramentale, do të thotë, rrëfim dhe pendesë, që administrohet nga priftërinjtë.

3. Madje nuk nënkupton vetëm pendesë të brendshme; jo, nuk mund të ketë pendesë të brendshme e cila nuk vepron nga jashtë në sfilitjet e shumta të trupit.

4. Në këtë mënyrë paga [e mëkatit] ekziston për aq kohë sa urrejtja ndaj vetes vazhdon; sepse ky është pendimi i vërtetë i brendshëm, i cili vazhdon deri sa të hyjmë në mbretërinë e qiellit.

5. Prifti nuk pretendon të fal, dhe nuk mund të fal asnjë faj pos atyre për të cilat ai vetë është i ngarkuar qoftë me anë të autoritetit të tij apo Kanuneve.

6. Prifti nuk mund të fal asnjë faj, përveç të deklarojë se është falur nga Perëndia dhe të pranojë faljen e Perëndisë; megjithatë, me siguri, ai mund të jap falje në rastet që mund t’i rezervohen gjykimit të tij. Nëse kjo e drejtë për të falur në raste të tilla nuk pranohet, atëherë gabimi do të mbetet plotësisht i pa falur.

7. Perëndia nuk i fal gabimet askujt në rast se në të njëjtën kohë nuk bënë që ai person të përulet në çdo aspekt dhe nuk i nënshtrohet mëkëmbësit (vikarit) të Tij, që është prifti.

8. Kanunet e pendesës u ngarkohen vetëm të gjallëve, dhe sipas këtyre, asgjë nuk duhet t’i ngarkohet të vdekurve.

9. Për këtë arsye Fryma e Shenjtë në priftin është i mirë ndaj nesh, sepse për shkak të natyrës së tij njerëzore, ai (prifti) çdo herë do të bëjë përjashtime në rastet e dënimit me vdekje dhe në nevoja.

10. Injorante dhe të liga janë veprimet e atyre priftërinjve të cilët në rastin e vdekjes ata rezervojnë falje kanunore në purgator.

11. Ky ndryshim i dënimit kanunor në dënim të purgatorit është dukshëm një ndër farat që është mbjell gjatë kohës që peshkopët kanë qenë duke fjetur.

12. Në kohët e mëhershme dënimet kanunore janë dhënë jo pas, por para faljes, si teste të pendimit të vërtetë.

13. Të vdekurit me anë vdekjes së tyre janë të liruar nga çdo dënim; ata tashmë janë të vdekur për rregullat kanunore, dhe kanë të drejtë që të jenë të liruar nga ato.

14. Shëndeti jo i përkryer [shpirtëror], që do të thotë, dashuria jo e përkryer e të vdekurve sjell me vete, nga nevoja, një frikë të madhe; dhe sa më e vogël të jetë dashuria, frika është më e madhe.

15. Kjo frikë dhe ky tmerr janë vetvetiu të mjaftueshme (për të mos thënë asgjë tjetër për gjërat e tjera) për të krijuar dënimin e purgatorit për shkak se është shumë i përafërt me tmerrin e dëshpërimit.

16. Ferri, purgatori dhe parajsa dallojnë njëra nga tjetra ashtu siç dallon edhe dëshpërimi nga gati-se-dëshpërimi dhe gjetja e sigurisë.

17. Duke qenë se shpirtrat ndodhen në purgator duket e nevojshme që tmerri të zvogëlohet dhe dashuria të rritet.

18. Duket e pa evidentuar qoftë nga arsyeja apo Shkrimet, që ata janë jashtë gjendjes së meritës, që do të thotë, dashurisë në rritje.

19. Përsëri, duket a pa aprovuar që ata, apo të paktën që të gjithë ata, janë të sigurt për shenjtërinë e tyre, edhe pse edhe ne mund të jemi mjaft të sigurt për të.

20. Kështu kur prifti thotë “falje e plotë për të gjitha fajet”, ai në fakt nuk i nënkupton “të gjitha” por vetëm ato që janë shkaktuar nga vetë ai.

21. Për këtë arsye predikuesit e indulgjencave e kanë gabim kur thonë se me anë të indulgjencave të priftërinjve një njeri mund të lirohet nga çdo fajësi dhe të shpëtohet;

22. Ndërkaq ai nuk paguan për shpirtrat në purgator për asnjë gabim që në bazë në kanuneve ata është dashur t’i paguajnë në këtë jetë.

23. Nëse është sadopak e mundur t’i jepet ndokujt falja e të gjitha dënimeve, atëherë është e sigurt që kjo falje duhet t’i jepet vetëm atyre që janë më të përsosur, që do të thotë, t’u jepet shumë pak njerëzve.

24. Është e nevojshme të thuhet se pjesa më e madhe e njerëzve janë mashtruar nga ky premtim pa dallim dhe shpresëdhënës për çlirim nga dënimi.

25. Fuqia që papa ka, në një mënyrë të përgjithshme, mbi purgatorin, është e barabartë me fuqinë që çdo peshkop apo ndihmës famullitar ka, në mënyrë të veçantë, përbrenda dioqezës apo famullisë së vet.

26. Papa bënë mirë kur u jep falje shpirtrave [në purgator], jo me anë të fuqisë së çelësave (të cilët ai nuk i ka në posedim), por me anë të ndërhyrjes.

27. Ata predikojnë që në momentin kur paraja futet në kutinë e parave, shpirti do të dal jashtë [purgatorit].

28. Është e vërtetë që kur të futen paratë në kutinë e parave, fitimi dhe lakmia mund të rriten, mirëpo rezultati i ndërhyrjes për Kishën është në duart e vetë Perëndisë.

29. Kush e di nëse të gjithë shpirtrat që ndodhen në purgator do të duan të nxirren jashtë nga aty, si në legjendën e Shën Severinit dhe Paskalit.

30. Askush nuk mund të jetë i sigurt nëse pendimi i tij mund të jetë i sinqertë; aq më pak nëse ka marrë falje të plotë.

31. Ashtu siç janë të rrallë njerëzit që pendohen me të vërtetë, po aq të rrallë janë edhe njerëzit që blejnë me të vërtetë indulgjenca, d.m.th., njerëz të tillë janë fare të rrallë.

32. Ata do të jenë të mallkuar përjetësisht së bashku me mësuesit e tyre, të cilët besojnë se janë të falur për veten e tyre për shkak të letrave të faljes që ata posedojnë.

33. Njerëzit duhet të ruhen nga ata që thonë se faljet e papës janë dhuratat e çmueshme të Perëndisë me anë të të cilave njeriu pajtohet me Perëndinë.

34. Sepse këto “hire të faljes” shqetësojnë vetëm dënimet e pendimeve sakramentale dhe këto janë të përcaktuara nga njeriu.

35. Ata nuk predikojnë asnjë doktrinë të krishterë e cila mëson se pendimi nuk është i nevojshëm për ata të cilët pretendojnë t’i blejnë shpirtrat nga purgatori apo të blejnë fletët e pendesës (confessionalia).

36. Çdo i krishterë i penduar me të vërtetë ka të drejtën e shlyerjes së dënimit dhe fajit, pa pasur nevojë që të ketë fletët e faljes.

37. Çdo të krishteri të vërtetë, qoftë i gjallë apo i vdekur, i takojnë bekimet e Krishtit dhe të Kishës; dhe kjo i jepet atij nga Perëndia, pa pasur nevojë që të ketë fletët e faljes.

38. Megjithatë, falja dhe pjesëmarrja [në bekimet e kishës] të cilat jepen nga prifti në asnjë mënyrë nuk duhet të përbuzen, sepse ato janë, ashtu siç kam thënë, deklarata të faljes hyjnore.

39. Është më së shumti e vështirë, edhe për teologët më të mprehtë që në të njëjtën kohë në një anë të urdhërojnë popullin për një mori faljesh dhe në anën tjetër për [nevojën e] pendimit të vërtetë.

40. Pendimi i vërtetë kërkon dhe dëshiron dënimet, mirëpo faljet liberale vetëm se zbusin dënimet dhe i bëjnë ato të urryeshme, apo të paktën, japin një rast [për t’i urryer].

41. Faljet apostolike duhet të predikohen me shumë kujdes, për shkak se njerëzit mund t’i konsiderojnë më të dëshirueshme se sa veprat e mira të dashurisë.

42. Të krishterët duhet të mësojnë se papa nuk pretendon që blerjen e faljeve ta krahasojë me ndonjë vepër të mëshirës.

43. Të krishterët duhet të mësojnë se një njeri që i jep lëmoshë një të varfëri apo i ofron ndihmë një nevojtari, ai bënë një vepër më të mirë se sa të blejë faljet.

44. Sepse dashuria rritet nëpërmjet veprave të dashurisë, dhe njeriu bëhet më i mirë; mirëpo me anë të faljeve një njeri nuk bëhet më i mirë, vetëm se mund të bëhet më i lirë nga dënimi.

45. Të krishterët duhet të mësojnë që ai që sheh një njeri në nevojë, dhe i kalon për skaj, dhe i jep të hollat e tij për letrat e faljes, ai nuk blen indulgjencat e priftit, por zemërimin e drejtë të Perëndisë.

46. Të krishterët duhet të mësojnë që nëse nuk kanë më shumë se sa kërkojnë nevojat e tyre, ata janë të detyruar të mbajnë për vete atë që është e nevojshme për familjet e veta, dhe në asnjë mënyrë të mos shpenzojnë kot në letrat e faljeve.

47. Të krishterët duhet të mësojnë që blerja e faljeve është një çështje e vullnetit të lirë, dhe nuk është një urdhër.

48. Të krishterët duhet të mësojnë që papa, duke dhënë falje, ka nevojë, dhe në këtë mënyrë i dëshiron lutjet e tyre të devotshme për të më shumë se sa paratë që ata i sjellin.

49. Të krishterët duhet të mësojnë që faljet e papës janë me vlerë në rast se nuk vendoset besimi në to; por në të njëjtën kohë edhe të dëmshme, nëse nëpërmjet tyre ata humbasin frikën ndaj Zotit.

50. Të krishterët duhet të mësojnë që nëse papa do ta kuptonte se sa të rrepta ishin kërkesat e predikuesve të faljeve, atëherë ai më parë do të lejonte që kisha e Shën Pjetrit të rrënohej se sa të ndërtohej me anë të lëkurës, mishit dhe kockave të deleve të tij.

51. Të krishterët duhet të mësojnë që do të duhej të ishte dëshira e papës, ashtu siç është edhe detyra e tij, që të jap nga paratë e tij atyre prej të cilëve shitës të caktuar të faljeve mbledhin paratë, bile edhe nëse është e nevojshme që të shitet edhe kisha e Shën Pjetrit.

52. Siguria e shpëtimit me anë të letrave të faljes është e kotë, edhe nëse vikari i madh do të votonte kundër dhe vetë papa do të jepte shpirtin e vet për këtë.

53. Ata janë armiq të Krishtit dhe të papës, i cili ka lejuar që Fjala e Perëndisë të ngelet plotësisht e heshtur në disa Kisha, në mënyrë që faljet të predikohen në kishat e tjera.

54. Fjala e Perëndisë dëmtohet kur në disa predikime i kushtohet kohë e barabartë ose më e madhe faljeve se sa Fjalës.

55. Duhet të jetë synimi i papës që nëse faljet, të cilat janë një gjë shumë e vogël, dëgjohen me një zë të vetëm, me një ceremoni dhe marsh të vetëm, se sa Ungjilli, që është gjëja më e madhe, atëherë Ungjilli duhet të predikohet me qindra zëra, qindra marshe dhe qindra ceremoni.

56. “Thesaret e Kishës” prej të cilave papa nxjerr indulgjencat nuk janë të njohura aspak dhe nuk përmenden në mesin e popullit të Krishtit.

57. Është plotësisht evidente që ato nuk janë thesare tokësore, sepse shumë nga shitësit nuk derdhin me aq lehtësi thesare të tilla, por vetëm i mbledhin ato.

58. As nuk janë virtytet e Krishtit apo të Shenjtorëve, sepse edhe pa papën, këto gjithnjë sjellin hir për njeriun e brendshëm, dhe kryqin, vdekjen dhe ferrin për njeriun e jashtëm.

59. Shën Lorenci tha se thesaret e Kishës ishin të varfrit e Kishës, por ai foli në bazë të kuptimit të fjalës në kohën e tij.

60. Pa ndonjë nxitim ne themi se ky thesar janë çelësat e Kishës, të dhënë nëpërmjet meritës së Krishtit;

61. Sepse është e qartë se për shlyerjen e dënimeve dhe rasteve të rezervuara, fuqia e papës është e mjaftueshme në vetvete.

62. Thesari i vërtetë i Kishës është Më i Shenjtë Ungjill i lavdisë dhe hirit të Perëndisë.

63. Megjithatë ky thesar në mënyrë të natyrshme është i urryer sepse bënë që i pari të jetë i fundit.

64. Në anën tjetër, thesari i indulgjencave në mënyrë të natyrshme është më i pranueshmi sepse bën që i fundit të jetë i pari.

65. Në këtë mënyrë thesaret e Ungjillit janë si rrjeta me anë të së cilave ishte zakon që të kapnin peshq për njerëzit e pasur.

66. Thesaret e indulgjencave janë rrjeta me anë të së cilave peshkohet për t’i pasuruar njerëzit.

67. Indulgjencat për të cilat predikuesit thonë se janë “hiret më të larta”, dihet se përderisa ato nxisin fitimin do të jenë me të vërtetë të tilla.

68. Megjithatë në të vërtetë ato janë hiret më të vogla krahasuar me hirin e Perëndisë dhe veprën e devotshme të Kryqit.

69. Ipeshkvit dhe famullitarët janë të përcaktuar që të pranojnë vikarët e faljeve apostolike me nderimet më të larta.

70. Por ata janë më shumë të përcaktuar që t’ua lodhin sytë të gjithëve dhe të marrin pjesë me vesh të hapur nga frika se mos këta njerëz predikojnë ëndrrat e veta dhe jo faljen e papës.

71. Ai që flet kundër së vërtetës se faljeve apostolike, qoftë ai i shkishëruar dhe i mallkuar!

72. Por ai që mbrohet nga lakmia dhe leja e predikuesve të faljeve, ai qoftë i bekuar!

73. Papa me të drejtë bërtet kundër atyre, të cilët, me çdo mjet mundohen të dëmtojnë rrugën e faljeve.

74. Për më tepër ai pretendon të ngre zërin kundër atyre që përdorin pretekstin e faljeve për të planifikuar dëmtimin e dashurisë së shenjtë dhe të së vërtetës.

75. Të mendosh që faljet e papës janë aq të larta sa që të falin një njeri edhe nëse ai ka kryer një mëkat tepër të madh dhe përdhos Nënën e Zotit – kjo është çmenduri.

76. Në anën e kundërt ne themi që faljet e papës, përderisa fajësia qëndron, nuk kanë mundësi që të heqin as më të voglin mëkat të falshëm.

77. Është thënë që edhe Shën Pjetri po të ishte papë sot nuk do të kishte mundësi të jepte hire më të mëdha; kjo është blasfemi kundër Shën Pjetrit dhe papës.

78. Në të kundërtën ne themi se edhe papa i tanishëm, dhe çdonjëri papë, posedon hire të mëdha; për të dëshmuar Ungjillin, fuqitë, dhuntitë e shërimit, etj. Ashtu siç është shkruar në 1Korintasve 12.

79. Të thuash që kryqi, i dekoruar me anë të pushtetit papat, që është themeluar prej [predikuesve të indulgjencave] është i barabartë me Kryqin e Krishtit, kjo është blasfemi.

80. Ipeshkvit, vikarët dhe teologët që lejojnë përhapjen e fjalëve të tilla në mesin e popullit kanë për të dhënë llogari për një gjë të tillë.

81. Ky predikim i paskrupullt i faljeve të mëkateve nuk është një çështje e lehtë, bile edhe për njerëzit e ditur, për t’i shpëtuar respektimit të tyre nga frika se mos e ofendojnë papën, apo edhe pyetjeve të zgjuara të laikëve.

82. Do të thotë: “Përse nuk e zbrazë papa purgatorin nga dashuria dhe nevoja e tmerrshme që kanë shpirtrat që ndodhen në purgator, nëse ai shpengon shpirtra të panumërt për hir të nevojës së tmerrshme për të mbledhur para për ta ndërtuar Kishën? Arsyet e para duken më të drejta; kjo e fundit tingëllon shumë e vogël”.

83. Përsëri: “Përse vazhdojnë ceremonitë mortore dhe përvjetorët ndaj të vdekurve, dhe përse ai nuk e kthen apo nuk e ndalon tërheqjen e ofertës që bëhet në emër të tyre, pasi që është një gabim të paguash për të shpenguarin?”

84. Përsëri: “Çfarë është kjo keqardhje e re e Perëndisë dhe papës, që për para ata lejojnë që një njeri që është i pabesë dhe armiku i tyre të blejnë nga purgatori shpirtin e mirë të një miku të Perëndisë, dhe pse në të kundërtën, ky shpirt i mirë dhe i dashur të mos lirohet vetëm për hir të dashurisë?”

85. Përsëri: “Përse janë kanunet e faljes të gjata, kur në të vërtetë dhe me anë të keqpërdorimit, janë të shfuqizuar dhe të vdekur, dhe tani plotësohen me anë të dhënies së indulgjencave, sikur të ishin të gjallë dhe në fuqi?”

86. Përsëri: “Përse papa, pasuria e të cilit sot është më e lartë se ajo e njerëzve më të pasur prej të pasurve, nuk e ndërton vetëm këtë kishën e Shën Pjetrit me paratë e veta, por e bënë këtë me paratë e besimtarëve të varfër?”

87. Përsëri: “Çfarë po fal papa, dhe çfarë pjesëmarrje po u jep ai atyre, të cilët me anë të pendimit të përsosur, kanë të drejtën e faljes dhe pjesëmarrjes së plotë?”

88. Përsëri: “Çfarë bekimi i madh që do të vinte mbi Kishën në rast se papa bën njëqind herë në ditë atë që bënë vetëm një herë, dhe t’i jepte çdo besimtari këto falje dhe pjesëmarrje?”

89. “Përderisa papa, me anë të faljeve të tij, kërkon shpëtimin e shpirtrave dhe jo paratë, përse ai i suspendon indulgjencat dhe faljet që janë dhënë deri këtu, sepse ato kanë vlerë të barabartë?”

90. T’i ndalosh këto argumente dhe ngurrimet e njerëzve laik dhe t’i ndash ato duke i arsyetuar, është ta bësh kishën dhe papën objekt talljeje për armiqtë e tyre, dhe t’i bësh të krishterët jo të lumtur.

91. Nëse në këtë mënyrë, faljet janë predikuar në pajtim me frymën dhe mendjen e papës, atëherë gjithë këto dyshime duhet të zgjidhen menjëherë; madje ato nuk duhet të ekzistojnë fare.

92. Largohuni, atëherë, së bashku me të gjithë profetët që i thonë popullit të Krishtit, "Paqe, paqe", kur nuk ekziston paqja!

93. Të bekuar qofshin të gjithë ata profetë, të cilët i thonë popullit të Krishtit, “Kryqi, kryqi,” kur nuk ekziston kryqi!

94. Duhet t’u bëhet thirrje të krishterëve që të jenë të zellshëm për ta ndjekur Krishtin, Drejtuesin e tyre, me anë të dënimeve, vdekjeve dhe ferrit;

95. Dhe kështu të jenë të sigurt se do të hyjnë në parajsë nëpërmjet mundimeve se sa nëpërmjet sigurisë së paqes.

Për më shumë në shqip, kliko këtu.